Rajon

Oferta serbe për serbin e ‘Odgovor’

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviç tha se prej dy ditesh ka marrë telefonata që të mos e kritikojë Listën Serbe dhe presidentin serb Aleksandar Vuçic.

Sipas tij, në këmbim i kanë ofruar një pozitë ministrore dhe të jetë nënkryetar i Listës Serbe.

“Kam patur disa telefonata… ata më luten që të mos kritikoj më Listën Serbe dhe Aleksandar Viçiqin dhe në këmbim më ofruan të bashkohem me Listën Serbe e të jem nënkryetar dhe ministër i parë i saj në Qeverinë e Kosovës pas zgjedhjeve të ardhshme. Nderi im nuk ka çmim!”, ka shkruar Bogdanoviç në Twitter.

TRENDING

Exit mobile version