Kosova

Oliveri i Tmerrshëm, Oliveri i Mirë – Albin Kurti rehabiliton kriminelët

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kreu i Qeverisë së Kosovës më 16 janar i ka bërë një dedikim të veçantë Oliver Ivanoviçit, politikanit serb që u vra në vitin 2018 para selisë së partisë së tij në Mitrovicën e Veriut por që më herët ishte akuzuar për vrasjen e civilëve shqiptarë në Mitrovicë dhe si drejtues I grupimit famkeq me emrin “Rojet e Urës”.

Në pesë vjetorin e vrasjes së Ivanoviç, presidenti serb, Aleksandër Vuciç dhe vartësit e tij që mbajnë nën mbrojtje një nga të dyshuarit për urdhërimin e vrasjes së Ivanoviçit, kërkuan që autorët e krimit të dalin para drejtësisë kurse kryeministri Kurti, doli me një videomesazh në serbisht, duke kërkuar zbardhjen e vrasjes së Oliverit të Mirë.

“Oliver Ivanoviç ishte një person i përkushtuar që luftoi për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij. Do të dëshiroja që kujtimi i tij të mbetet i gjallë si kujtimi i tij si një njeriu që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumë etnike”, tha Kurti.

Por deklarimi i kryeministrit të Kosovës ka ngjyrat e kamaleonit, po të kthehemi pas në vitin 2028 kur Kurti me zë dhe figure, gjatë një interviste për TV1 Sarajeva, u shpreh: Ratni zločinac

“Oliver Ivanoviç është kriminel lufte. Ai është dënuar me 9 vite burg për këtë shkak por me gjasë është penduar për të bëmat e tij dhe ka pranuar të bëhej dëshmitar”

Deklarimet më të fundit te kryeministri kanë ngjallur reagime të shumta në Kosovë, jo vetëm nga krahu opozitar, teksa dhe është akuzuar si rehabilitues i kriminelëve.

Po kush është Oliver Ivanovic?

“Një shqiptar dhe një serb munden me u taku edhe mos me u vra ose mos me u rrah mes vete”, kishte thënë ai disa vite pas luftës. Natyrisht, këto nuk ishin rregullat e 14 prillit të vitit 1999, kur 31 shqiptarë u ekzekutuan në Rrugën e Kovaçëve në Mitrovicë. Dëshmitarë të asaj masakre kanë treguar mes serbëve me uniforma ushtarake ishte edhe Oliveri i Tmerrshëm.

TRENDING

Exit mobile version