Kronike

Operacion anti-drogë në Vlorë, sekuestrohet kanabis gati për trafikim

Një operacion anti-drogë është zhvilluar gjatë natës nga policia në Vlorë. NTv mëson se është sekuestruar një sasi e konsiderueshme kanabisi, lëndë e cila ishte gati për trafikim. Lënda narkotike po transportohej me një fugon, i cili është bllokuar nga policia. Kanabisi ka qenë i presuar dhe gati për t’u trafikuar Ende nuk ka një reagim zyrtar, ndërsa policia pritet të dalë në një komunikatë për mediat.

Lajmi ne perditesim

Rreth 500 kg kanabis është sekuestruar në Vlorë. Në operacionin e policisë kanë marrë pjesë edhe forcat RENEA, ndërsa burime bënë me dije se janë vënë në pranga 7 persona.

Policia ka dalë në një deklaratë për mediat pas operacionit për sekuestrimin e drogës. Rreth 500 kg kanabis e ndarë në 34 pako ishte gati për trafikim dhe grupi që u godit do ta kalonte përmes rrugëve detare në Turqi.

“Nga hetimet e kryera, vepronin në mënyrë të organizuar për ta trafikuar drejte shtetit turk. Kishin përpunuar ambalazhuar lëndën narkotike, dhe më pas në automjetin po e transportin drejt detit me qëllim transportin drejt Turqisë. Në lagjen 11 janari është bllokuar automjeti dhe sekuestroi 34 pako të mbushur me kanabis”, tha policia.

Policia ka sekuestruar 2 armë zjarri, 8 celularë, 4 automjete.

Të arrestuar janë 
Idriz Meminaj 31 vjec banues në fshatin 3 Vllazën

Romir Meminaj 49 vjeç banues në fshatin 3 Vllazën

Emanuel Meminaj 22 banues në fshatin 3 Vllazën

Nertil Gjoni 39 vjeç banues në fshatin Babicë

Xhuiliano Gjoni 30 vjec banues në fshatin Babicë

Laurent Lika 37 vjeç banues në Vlorë

Altin Meçi 50 vjeç banues në Patos

Në kërkim janë dhe disa shtetas të tjerë banues në Vlorë e Tiranë të ciëlt për arsye hetimi nuk bëhen të ditur emrat.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë Ermal Muçaj, në një konferencë dha detaje nga operacioni antidrogë i koduar “RESET”, në kuadër të të cilit u godit një grup kriminal që prodhonte dhe trafikonte lëndë narkotike.

Hetimet zbuluan se këta shtetas vepronin të organizuar, për të trafikuar lëndën narkotike drejt shtetit turk në rrugë detare.

Lënda narkotike ishte përpunuar dhe ambalazhuar në magazinën e 2 vëllezërve Idriz Meminaj dhe Romir Meminaj, dhe më pas, me automjetin e drejtuar nga shtetasi Nertin Gjoni, po e transportonin në afërsi të vijës ujore, për ta transportuar më pas me rrugë detare, drejt Turqisë.

Në këtë operacion është bërë e mundur që në lagjen “11 Janari”, të bllokohet automjeti që drejtohej nga shtetasi Nertin Gjoni.

Gjatë kontrollit në automjet, Policia gjeti dhe sekuestroi 34 pako të madhësive të ndryshme, me lëndë narkotike cannabis sativa në formë boçeje, me peshe totale 500 kilogramë. Operacioni ka vijuar me kontrollin e magazinës, në fshatin Trevllazër, ku janë kapur në flagrancë shtetasit Idriz Meminaj dhe Romir Meminaj.

U arrestuan në flagrancë shtetasit:

Idriz Meminaj, 39 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;
Romir Meminaj, 49 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;
Emanuel Meminaj, 22 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;
Nertin Gjoni, 39 vjeç, banues në fshatin Babicë;
Xhuljano Gjoni, 30 vjeç, banues në fshatin Babicë.

Në vijim të operacionit u ndaluan shtetasit:
Laurent Likaj, 37 vjeç, banues në Vlorë;
Altin Meçi, 50 vjeç, banues në Patos.

Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe disa shtetas të tjerë, banues në Vlorë dhe në Tiranë, gjenealitetet e të cilëve nuk bëhen me dije, për arsye hetimore.

TRENDING

Exit mobile version