Një operacion anti-drogë në Durrës, ka çuar në pranga dy persona. Mësohet se gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 8 kg kanabis dhe janë arrestuar dy persona.
Të arrestuarit janë shtetasit Romario Xhixha (Urumova) dhe Eduard Saka, ndërkohë që është shpallur në kërkim një person i tretë.
Të tre personat janë nga Fushë-Kruja dhe e kishin fshehur drogën në bagazhin e një makine.
BalkanWeb/