Kronike

Operacion antidrogë në Kapshticë, sekuestrohet kanabis në “Audi Q7”

Operacion antidrogë, kapet një mjet në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës me drogë. Paraprakisht bëhet me dije se gjatë kontrollit në doganë, u konstatua një sasi droge kanabis, dyshohet të jetë rreth 40-50 kg.

Burime thonë se droga ishte përshtatur në shasinë e mjetit tip Audi Q7, ndërsa ka disa persona të shoqëruar në drejtorinë e policisë, të cilët dyshohet se janë bashkëpunëtorë.

Mësohet se drejtuesi i mjetit është arrestuar, ndërsa po bëhen edhe kontrolle në automjete dhe banesat e këtyre personave. Operacioni është ende në zhvillim e sipër. Priten detaje të tjera në vijim.

TRENDING

Exit mobile version