08/06/2021 , 10:20

Operacion ndërkombëtar i FBI – Disa qindra të arrestuar në të gjithë botën…, mesazhet e koduara me anë të ANOM

AUSTRALI- Agjencitë e zbatimit të ligjit kanë arrestuar qindra kriminelë në të gjithë botën në një operacion tre-vjeçar, duke përdorur një aplikacion të sigurt për mesazhe të drejtuar nga FBI-a Amerikane, ANOM. BBC shkruan se operacioni, i konceptuar bashkërisht nga Australia dhe FBI-a, ka lejuar policinë të monitoronte bisedat e tyre pa dijeninë e tyre.

Ky operacion ka çuar në arrestime në 18 vende. Arrestimet përfshijnë të dyshuar të lidhur me mafien dhe grupet e organizuara kriminale. Në këto arrestime gjithashtu janë kapur drogë, armë dhe  shuma të mëdha parash.

Në Australia u arrestuan 224 persona si rezultat i operacionit, ndërkohë që gjithashtu kanë ndaluar edhe 20 kërnënime vrasjeje. Në Zelandën e Re, gjithashtu u ndaluan 35 persona, ndërsa detaje të reja pritet që të dalin në orët në vijim.

Si funksionon ANOM?

Policia e Zelandës së Re tha se pasi FBI kishte çmontuar dy shërbime të tjera të kriptimit, ajo filloi të operonte kompaninë e saj të pajisjeve të koduara të quajtur ANOM. Pajisjet me aplikacionin e bisedës u shpërndanë në botën e krimit. Policia Australiane tha se pajisjet u përdorën fillimisht nga figura të supozuara të krimit, duke u dhënë kriminelëve të tjerë besimin për të përdorur platformën.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin