Kronike

Operacioni antidrogë ‘Tempulli’, 150 të arrestuar, 100 në Tiranë dhe 35 në Vlorë

Një tjetër operacion mbarë kombëtar është zhvilluar në kuadër të luftës kundër lëndëve narkotike.

Peshën më të madhe e mbanë sërish Antidroga e Policisë së Tiranës.

Sipas informacioneve deri më tani janë afro 100 persona të arrestuar vetëm në kryeqytet, ndërsa në rang vendi janë mbi 150 persona në total.

Ky është vazhdimi i operacionit ‘Tempulli’ dhe hetimet po drejtohen nga Prokuroria e Tiranës.
Shpërndarja e lëndëve narkotike bëhej afër shkollave, në lokale të natës dhe vende të tjera publike.
Ndërkohë, në qytetin e Vlorës raportohet se janë 35 të arrestuar, ndërsa është sekuestruar edhe kokainë e ndarë në doza, gati për shitje.

Antidroga prej kohësh ka nisur hetimet për goditjen e disa grupeve kriminale të cilët merren me shitje dhe trafik të drograve të forta dhe të lehta.

Policia ende nuk ka dalë me një komunikim zyrtar mbi këtë operacion.

Operacioni antidrogë, 35 të arrestuar në Vlorë, sekuestrohet kokainë

Një operacion anti-drogë po zhvillohet në të gjithë vendin, i cili është vijimësi i megaoperacionit ‘Tempulli’.Burime bëjnë me dije se në kuadër të këtij operacioni në qytetin e Vlorës janë arrestuar 35 persona.

Po ashtu, janë sekuestruar edhe doza kokaine gati për shitje, por ende nuk bëhet me dije sasia.

Operacioni antidrogë i koduar “Tempulli”, me fazën e dytë të tij vijon punën në shkalllë vendi. Në Korçë janë kryer një sërë arrestimesh dhe dhjetëra të shoqëruar nga një aksion i nisur prej të dielës dhe është finalizuar këtë të hënë.

Burime konfirmojnë se në këtë operacion janë arrestuar mbi 10 persona, ndërsa janë shoqëruar shumë të tjerë. Ka qenë një hetim pro aktiv 3 mujor i Prokurorisë së Korçës në bashkëpunim me Policinë, që ka rezultuar me lëshimin e urdhër-arresteve për 10 personat, si edhe shoqërime të personave të tjerë që mund të procedohen në gjendje të lirë.

Nga hetimet e prokurorisë janë zbuluar prova që faktojnë se këta persona janë të përfshirë në aktivitetin e “prodhimit dhe shitjes të narkotikëve”.

Mësohet se gjatë natës janë ushtruar kontrolle në mjete, banesa dhe lokale të qytetit të Korçës por edhe të Maliqit. Pritet komunikata zyrtare e policisë lidhur me këtë operacion për të identifikuar edhe personat e arrestuar.

Në shkallë vendi janë lëshuar mbi 200 urdhër arresti, për persona të përfshirë në aktivitet të paligjshme, kryesisht në shpërndarjen e lëndëve narkotike

TRENDING

Exit mobile version