Kronike

OPERACIONI ‘BEFASIA’/ Arrestohet 31 vjeçari i kërkuar nga drejtësia italiane

Tiranë
Finalizohet nga Komisariati i policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Interpol Tirana, operacioni policor i koduar “Befasia”.
Kapet dhe arrestohet 31-vjeçari i kërkuar nga drejtësia italiane, për veprat penale “Grup kriminal” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, pas shkëmbimit në kohë reale të informacioneve me Interpol Tiranën, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Befasia”, në kuadër të të cilit, në Unazë të Re, në ambientet e një lokali, u bë e mundur kapja e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
E. P., 31 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Milanos ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar duke caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grup kriminal” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, për të cilat maksimumi i dënimit është 30 vite.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version