Kronike

Operacioni “Kështjella”, kapet dhe vihet në pranga dhe 1 tjetër shtetas i implikuar…

Në vijim të operacionit policor të koduar “Kështjella”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të drogave të forta, si rezultat i të cilit u arrestua 1 shtetas dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale 4 kilogram e 215 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe 1039.5 gramë kanabis, automjeti që u gjetë lënda narkotike dhe 4 aparate celular ka vijuar puna nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Si rezultat i hetimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi G. H., 36 vjeç, banues në fshatin Hasmashaj, Peqin, pasi dyshohet se shtetasi G. B., i cili është arrestuar ditën e djeshme, e siguronte lëndën narkotike nga shtetasi G. H.
Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version