Kronike

Operacioni me mbi 200 të arrestuar, Lala: Një 71-vjeçare shpërndante heroinë

azetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja për operacionin anti-drogë, në kuadër të të cilit u arrestuan mbi 200 persona. Në emisionin “Opinion”, Lala tha se në veprimtarinë e shpërndarjes së drogës janë përfshirë edhe të moshuar apo gra shtatzënë. Gazetarja solli në vëmendje rastin e një 71-vjeçareje e cila bënte shpërndarjen e heroinës. Lala tha se dyshohet se droga ka ardhur nga Kanadaja nëpërmjet postës, por hetimet ende nuk kanë dhënë një verdikt përfundimtar. “Ka nisur nga dy persona që u bënë të penduar, u kanë dhënë para të regjistruara dhe ata kanë bërë blerja në blerës të ndryshëm. Janë rreth 4 mijë shpërndarës që operojnë në Tiranë. Nëse njëri bie, një tjetër ngrihet. Ditën e sotme është ekzekutuar një urdhër arresti një grua shtatzënë, por që sot ka masën ën shtëpi. Në masën e arrestit në shtëpi është një 71-vjeçare e cila shpërndante heroinë. Është po ashtu një tjetër i moshuar 71-vjeç është në masën sigurie. Droga vinte nga Kanadaja dhe vinte me lodrat e fëmijëve dhe në momentin që hapet brenda është hashash që është prodhuar me llamba të mëdha dhe konsiderohet si me cilësi të lartë. Fenomeni i shitjes së drogës në shkolla është një shqetësim i lartë. Operacioni ka disa mangësi, ne nuk e dimë se si ka ardhur kjo drogë, mendohet se ka ardhur me postë. Por duhet hetuar. Bëhet fjalë për 23 grupe kriminale, por kokat e grupeve nuk janë prekur. Nëse nuk shkojmë te koka, do arrestohen këta shpërndarës dhe do të dalin të tjerë. Operacioni ka nisur rreth orës 3 të mëngjesit kanë rrethuar perimetrin e banesave. Në Durrës është kapur një nga kutitë metalike për kursime, shpërndarësi e kishte mbushur gjysmën me para dhe në anën tjetër kishte drogë brenda gati për shitje. Në momentin e parë e ka marrë si një kuti kursimesh dhe në momentin që është poshtë më pas është sekuestruar. Janë përpjekur që të zhdukin provat duke i hedhur në banjë”,-tha Lala

TRENDING

Exit mobile version