Kronike

Operacioni në Sauk! Policia gjen makinën e Emiljano Ninës! Kushëri i Martinajt në burgun ‘313’, sekuestrojnë dhe armë

TIRANË – Policia jep detaje lidhur me operacionin e ndërmarrë mbrëmë në Sauk.

Sot policia njofton se ka sekuestruar automjetin që ishte në pronësi të Emiljano Ninas, aktualisht në paraburgimin e ‘313’. Gjithashtu ai është dhe kushëriri i Ervis Martinajt, mikut të Eljon Hatos.

Jane sekuestruar 2 armë zjarri (një pistoletë, një automatik) si dhe një bllokues valësh të cilat u sekuestruan.

Automjeti i gjetur dje në parkingun e një pallati në Sauk të vjetër në rrugën ‘Xhabrahimi’, dyshohet se përdorej nga Olsi Gjoshi, i shpallur në kërkim.

Dje u mësua se ky operacion po zhvillohej për kapjen e Eljon Hatos, miku të Ervis Martinajt.

Ndërkohë vijon puna e policisë për kapjen e Gjoshit.

Tiranë/Vijon operacioni mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”.

Goditet, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSh, dhe Komisariati i Policisë Nr. 1, një rast i armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen 2 armë zjarri (një pistoletë dhe një automatik), me krehra dhe sasi municioni luftarak, si dhe një bllokues valësh, që u gjetën në një automjet të parkuar, në Sauk.

Punohet për kapjen e një 37-vjeçari, i cili dyshohet se përdorte automjetin, si dhe u referuan materialet në Prokurori, për pronarin e tij.

Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh, dhe Komisariati i Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë intensifikuar kontrollet dhe si rezultat:

▪️Në rrugën “Xhabrahimi”, Sauk i Vjetër, shërbimet e Policisë, kanë gjetur në parkingun e një pallati, automjetin në pronësi të shtetasit E. N., 28 vjeç, (aktualisht ndodhet në paraburgim të IEVP 313, Tiranë), i cili dyshohet se përdorej nga shtetasi O. Gj., 37 vjeç.

Brenda automjetit janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri (një pistoletë dhe një automatik), krehra dhe sasi municioni luftarak si dhe një bllokues valësh.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin E. N., dhe po punohet për kapjen e shtetasit O. Gj.

TRENDING

Exit mobile version