Pinknews

Oriola Marashi pikante mes maleve

Oriola Marashi është një nga modelet më të suksesshme në Shqipëri, me një karrierë edhe ndërkombëtare tashmë.

Prej kohësh ajo është bërë figura e markës “Guess”, ku fotot e saj janë të vendosura edhe në rrugët e metropoleve më të mëdha.

Format e saj trupore dhe fytyra e saj me tipare mjaft të ëmbla, kanë tërhequr vëmendjen që në daljet e saj të para dhe vijojnë të tërheqin vëmendje ende.

Oriola di gjithmonë si të tërheqë vëmendjen e publikut, e kjo nuk njeh stinë apo kohë, pasi modelja gjithmonë i vë “flakën rrjetit” me postimet e saj.

Nëse menduan se pozat e nxehta nuk do të ishin prezente këtë dimër për shkak të temperaturave e keni gabim, pasi së fundmi Oriola ka ndarë dy sete fotografike mjaft “hot”.

Në njërin prej tyre shfaqet në një zonë malore teksa pozon me një palë bikini bardh e zi, me vijëzime si në fomë “zebre”.

E kështu, për këdo që mendon se modelingu është i lehtë, e ka gabim, pasi të qenit i kuruar gjatë gjithë kohës dhe të sfidosh kushtet atmosferike, për të sjellë “kartolina artistike”, është mjaft sfiduese dhe këtë e konfirmojnë edhe vetë modelet si dhe menaxherët e agjencive të modelingut, pa harruar fotografët që janë prezentë në çdo moment krah modeleve.

Gjithsesi, për më tepër mund të shfletoni galerinë e përzgjedhur nga NTV.AL për ju

 

 

TRENDING

Exit mobile version