Kosova

ORKESTRA që çmendi Vuçiçin në Këshillin e Sigurimit të OKB

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shprehur se Serbia është përballur me një organizim perfekt anti Serbisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, i cili është ujdisur, sic tha ai, me SHBA-në, Zvicrën dhe Slloveninë. Pavarësisht kësaj, Serbia ngulmoi dhe tregoi se si një vend i vogël mund të mbrojë integritetin e tij kundër kombeve më të mëdha sepse drejtësia është në anën e saj.

Vuçiç ka theksuar se çështja e Kosovës është e zgjidhur që në vitin 2008 për të gjithë vendet në hemisferën perëndimore, e megjithatë, 16 vjet më vonë, Serbia vazhdon të luftojë.

“Ishte tronditëse ajo që ata bënë në OKB. Ishte një kurth. Është e vështirë të thuash se kush ishin më të neveritshëm, sllovenët apo dikush tjetër. Por ne duruam dhe treguam se si një vend i vogël mund të luftojë për integritet dhe kundër të mëdhenjve, sepse drejtësia dhe e vërteta janë në anën tonë” – beri propagandë presidenti serb dhe përsëriti bindjen e tij se ajo që ndodhi  ishte e planifikuar.

“Tani të gjithë po shtiren si naivë. Ne jemi të bindur se edhe kreu i UNMIK-ut, Ziadeh, e dinte dhe të gjithë e dinin. Por, të gjithë bëjnë sikur nuk e dinin” – theksoi Vuçiç.
Në një deklaratë për gazetarët, Vuçiç përmendi se çështja e të gjitha gjykimeve në lidhje me Srebrenicën është zgjidhur shumë më herët, por disa në Perëndim dhe në Serbi po luftojnë, siç u shpreh ai, për beteja te humbura, kurse të tjerët po ruajnë nderin e serbëve.

Ai u shpreh se Serbia është e gatshme të marrë pjesë në dënimin e atyre që kanë kryer krime lufte, por nuk është e gatshme të pranojë një vulë politike të gjykimit kolektiv.
Vucic gjithashtu theksoi se ka vende që nuk do ta mbështesin Rezoluten për Srebrenicën, siç është Rusia, por do të votojnë për Serbinë, por gjithashtu ai pranoi se është skeptik sepse presioni ndaj vendeve anëtare të OKB-së po rritet.

Ai raportoi se shumë vende janë nën presion të madh, kështu që do të abstenojë në votim dhe shtoi se është e rëndësishme të tregohet se shumica e vendeve janë kundër rezolutës së inicuar nga Gjemrania dhe Ruanda.

Duke komentuar faktin se përfaqësues të disa vendeve anëtare të OKB-së, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, morën pjesë në një festë me Vjosa Osmanin, ai renditi se atje kishte amerikanë, sllovenë, japonezë, zviceranë dhe te tjerë.

Vuçiq tha gjithashtu se historia më e tmerrshme ishte farsa për referendumin e organizuar në veri të Kosovës.

Siç tha ai, të gjithë e kuptojnë dhe e dinë se çfarë ka ndodhur në lidhje me votimin për tërheqjen e kryetarëve të komunave në katër komuna në veri, dhe mënyra se si është karikaturuar tregon qartë se nuk duan të pranojnë të vërtetën dhe argumentet.

Ai vërejti se në rrjetet sociale po flitet për dronët iranianë dhe tha se të paktën nëse do të thoshnin “dronët e Vuçiçit” apo “dronët serbë”, të paktën do të ishte krenar për këtë sepse është krenar për prodhimin e industrisë së mbrojtjes në Serbi.

Ai edhe një herë theksoi se është e rëndësishme që Serbia dhe lidershipi i saj të luftojnë dhe se do të vazhdojnë të luftojnë, se nuk do të dorëzohen kurrë.

“Është e rëndësishme që askush nuk mund të na rrëzojë sepse ne jemi një popull krenar që kujdesemi për dinjitetin, që nuk jemi gjenocidal dhe kriminel, që lirinë e kanë paguar me jetë, është e rëndësishme që ne ta mbrojmë popullin tone” – potencoi presidenti Vucic.

TRENDING

Exit mobile version