Pinknews

Orlando Bloom dhe Katy Perry prindër për herë të parë, ai rrëfen për mediat se kujt i ngjan më shumë vogëlushja

Katy perry dhe Orlando Bloom u bënë prindër të një vajze pak javë më parë. Dyshja e konfirmoi lajmin për UNICEF, organizatë për të cilën ata shërbejnë si ambasadorë, teksa u shprehën se ndihen kaq të lumtur nga ardhja në jetë e vogëlushes së tyre.

Në një intervistë për ” The Ellen DeGeneres Show “, Bloom nuk i shpëtoi as pyetjes se kujt i ngjan më shumë e vogla.  DeGeneres tha se sytë e Dasiy-t ishin si të yllit të muzikës pop.

“Po, sytë duken si ajo,” u shpreh Bloom. “Kur lindi mendova ‘Oh, qenka si unë! 

Dhe pastaj fatmirësisht ajo mori sytë blu të Katy, gjë që ishte perfekte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version