Politike

Osmani dërgon ushtrinë në Shqipëri, Ministri i ri i Mbrojtes vizitë në Tiranë

Ministri i Mbrojtjes, Z. Niko Peleshi priti sot Ministrin e ri të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Z. Ejup Maqedonci si dhe delegacionin që e shoqëronte.

Ministri Peleshi vlerësoi faktin që vizitën e parë zyrtare si Ministër i Mbrojtjes z.Maqedonci e zhvilloi në Tiranë, duke demonstruar dhe njëherë rëndësinë e marrëdhënieve, miqësinë dhe bashkëpunimin midis dy shteteve tona. Z. Peleshi i shprehu Z. Maqedonci urimet më të mira për emërimin në këtë detyrë.

Diskutimet mes dy ministrave u fokusuan në bashkëpunimin dypalësh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si dhe vlerësimin e mundësive mbi intensifikimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen. Gjithashtu dy ministrat biseduan për situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor, bashkëpunimin rajonal si dhe sfidat, me të cilat rajoni po përballet.

Ministri Peleshi siguroi ministrin Maqedonci, se Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë do të vijojë kontributin e saj në promovimin e “Politikës së Dyerve të Hapura” në të gjitha iniciativat rajonale dhe ndërkombëtare, duke ndihmuar kështu anëtarësimin e Kosovës në veçanti, por dhe çdo vendi tjetër në Ballkanin Perëndimor që aspiron integrimin në strukturat Euro-Atlantike.

Nga ana e tij ministri Maqedonci shprehu falënderimet mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë ndaj çështjes së Kosovës, ndërsa u ra dakord për identifikimin e fushave të reja të bashkëpunimit për të intensifikuar më tej raportet mes Kosovës e Shqipërisë.

TRENDING

Exit mobile version