Kosova

Osmani i quan “deklarata postraumatike” ato të Vuçiç-it në OKB

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ritheksuar se fjalimi i saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), është realiteti që ka ndodhur dhe se ky fakt s’mund të mohohet nga Serbia.

Osmani, në një deklaratë para gazetarëve, i ka quajtur “postraumatike”, deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Ai ka bërë një serë deklaratash postraumatike. Ajo çfarë kemi bërë ne është se e kemi thënë të vërtetën para syve të botës e cila s’mund të mohohet nga askush e as nga Serbia” – deklaroi presidentja.

Ndër të tjera, e para e shtetit ka shtuar se “të gjitha gjerat që kam thënë në seancë janë të konfirmuara nga raportet ndërkombëtare dhe vendimet e gjykatave ndërkombëtare”.

Në seancën e OKB-së më 22 prill, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, një pjesë të fjalimit të saj ua ka dedikuar grave që kanë mbijetuara nga masakrat e kryera nga forcat jugosllave në Kosovë dhe ka përsëritur nevojën për drejtësi për të gjitha viktimat e luftës në Kosovë.

Në anën tjetër, Vuçiç është ankuar pse gratë viktima të abuzimeve serbe kishin marrë pjesë në KS, duke thënë se ato nuk janë pjesë e stafit diplomatik, dhe pse është diskutuar për të kaluarën, sidomos për kohën e luftës, duke pretenduar se në kohën e luftës ka pasur edhe gra serbe të dhunuara seksualisht në Kosovë.

TRENDING

Exit mobile version