Connect with us

Kosova

Osmani konfirmon shkuarjen në Samitin e BE por s’ka vizë

Published

on

KOSOVË– Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë një intervistë për median holandeze NRC, ku ka folur edhe për pjesëmarrjen e saj në Samitin e BE-së në Bruksel. Me shpresën që qytetarëve të Kosovës do t’u hiqen vizat, Osmani u shpreh se në samitin e së enjtes do të niset me shpresë, por pa pritshmëri.

“Unë shkoj gjithmonë atje me shpresë, por pa shumë pritshmëri. Le të shpresojmë se nuk do të jetë një tjetër zhgënjim”, ka thënë Presidentja Osmani për NRC.

Osmani ka theksuar se mungesa e liberalizimit të vizave për popullin e Kosovës është një padrejtësi e madhe.

“Qytetarët nga Ukraina, Gjeorgjia, vende të ndryshme të Amerikës Latine lejohen të udhëtojnë lirisht. Por unë – e vetmja – kam nevojë për vizë për të marrë pjesë në samitin në Bruksel. Është një padrejtësi e madhe: diskriminim ndaj popullatës sonë. Ne jetojmë në një geto. Ne kemi bërë detyrat tona të shtëpisë”, ka vazhduar ajo.

Osmani tha se shpreson që realiteti i vitit 2022, në të cilin agresori rus pretendon marrjen e Ukrainës si pronë të saj, do ta bëjë të gjithë BE-në të kuptojë se nuk duhet të përkulet para pretendimeve të Serbisë ndaj Kosovës dhe mësymjeve së saj në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Vendet në BE duhet të ndalojnë së bërë lëshime për autokratët që promovojnë Putinin,” është shprehur ajo.

Kosova

Kurti takon Lajçak, diskutim për dialogun Kosovë-Serbi

Published

on

By

Në takimin e zhvilluar të hënën me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, Kryeministri Albin Kurti theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar për dialog parimor, nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve

Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media, në takim u bisedua për mbarëvajtjen e deritanishme të takimeve, qasjen konstruktive përgjatë tërë procesit të dialogut në Bruksel, parimet, vlerat dhe synimin e këtij procesi.

Kurti dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, Lajçak njoftohet se kanë folur gjithashtu edhe për marrëveshjen mbi zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë sipas marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015. Ai theksoi angazhimin e Qeverisë në zbatimin e tij, me qëllim të përfundimit të një problematike të trashëguar, tё furnizimit dhe pagesës sё energjisë në katër komunat në veri tё vendit.

“Në sajë të kësaj marrëveshje, pas më shumë se 20 vitesh, katër komunat në veriun e Kosovës, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore, do të kalojnë në një rend të rregullt të faturimit të energjisë. Me këtë marrëveshje, buxhetit të Republikës së Kosovës do t’i kursehen me dhjetëra milionë euro në vit, të paguara më herët për mbulimin e kostove energjetike të veriut të vendit”, thuhet në njoftim.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se me këtë marrëveshje buxhetit të Kosovës do t’i kursehen me dhjetëra milionë euro në vit, të paguara më herët për mbulimin e kostove energjetike të veriut të vendit.

Vizita e emisarit Lajçak në Kosovë vjen pas nënshkrimit të marrëveshjes në Bruksel më 21 qershor midis Kosovës dhe Serbisë për licencimin e një kompanie serbe të furnizimit me energji elektrike për katër komunat veriore me energjinë elektrike.

Nga paslufta e vitit 1999 deri në vitin 2017, borxhin e energjisë elektrike për familjet që jetojnë në komunat me shumicë serbe të veriut të Kosovës e kanë paguar qytetarët e Kosovës nga komunat në jug të Ibrit, ku faturat e tyre kanë qenë më të larta për 3,5 për qind.

Nga viti 2017 deri tani faturat janë paguar nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë (KOSTT), gjegjësisht Qeveria e Kosovës.

Së fundmi, vendet e BE-së kanë pranuar që të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Lajçak, t’i zgjatet mandati edhe për 18 muaj./REL/

Continue Reading

Kosova

Arrestohet malazezi, vrau 9 civilë shqiptarë…

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se pas një pune disa mujore në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit ka arrestuar shtetasin M.D nga Vitomirica e Pejës, i nacionalitetit malazez, për shkak të dyshimit të bazuar për Krim i luftës kundër popullsisë civile.

Siç ka njoftuar Prokuroria Speciale, rasti ka të bëjë me ofensivën e forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe të datës 07.05.1999 në regjionin e Pejës, ku dyshohet se u vranë nëntë civilë të nacionalitetit shqiptar dhe janë zhdukur pesë persona të tjerë po ashtu civilë shqiptarë.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë Speciale:

Prishtinë, 27 qershor 2022 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinion publik se, pas një pune hetimore disamujore nga ana e Njësisë për Hetimin e Krimeve të Luftës në kuadër të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, sot, me datën 27.06.2022 ka arrestuar shtetasin M.D. nga fshati Vitomiricë, Komuna e Pejës, i nacionalitetit malazez, shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Krim i luftës kundër popullsisë civile, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje “LP-RSFJ”), si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, aktualisht i sanksionuar sipas veprës penale Krime lufte në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët për konventat e Gjenevës, e sanksionuar me nenin 146 lidhur me nenin 31 të Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës.
Rasti ka të bëjë me ofensivën e forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe të datës 07.05.1999 në regjionin e Pejës, ku dyshohet se u vranë nëntë (9) civilë të nacionalitetit shqiptar dhe janë zhdukur pesë (5) persona të tjerë po ashtu civilë shqiptarë.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i pandehuri gjendet nën masën e arrestit dhe ndalimit policor, për t’u dërguar para Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, brenda afatit ligjor.

Continue Reading

Kosova

Lajçak nis vizitën 3-ditore në Kosovë

Published

on

By

Lajçak nis vizitën 3-ditore në Kosovë

Emisari special europian për dialogun Kosovë – Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, do të vizitojë Kosovën nga sot deri më 29 qershor.

Sipas Zyrës së BE-së në Kosovë, gjatë vizitës së tij, diplomati sllovak do të takohet me kryeministrin Albin Kurti, liderë të opozitës dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, ai ka planifikuar gjithashtu të vizitojë Prizrenin dhe veriun e Kosovës. Kjo është vizita e parë e emisarit europian, pas nënshkrimit të udhërrëfyesit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e marrëveshjes për faturimin e energjisë në veri të Kosovës, e firmosur nëntë vite më parë.

Vizita e Lajçak, besohet se është edhe në kuadër të përgatitjes së një takimi të nivelit të lartë në kuadër të dialogut me Kurtit e Vucic, i cili është paralajmëruar se mund të ndodhë së shpejti.

Pas Kosovës, emisari europian do të vazhdojë vizitën në Serbi

Continue Reading

Kosova

Lajçak viziton nesër Kosovën, detajet e takimit

Published

on

By

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak do ta vizitojë Kosovën javën e ardhshme.

Siç njofton Zyra e BE-së në Kosovë, Lajçak do të qëndrojë në Kosovë nga e hëna (27 qershor) deri të mërkurën (29 qershor).

“Gjatë vizitës së tij Lajçak do të takohet me kryeministrin Albin Kurti, si dhe me liderë të partive kryesore opozitare dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë. Gjatë qëndrimit në Kosovë, ai planifikon të vizitojë edhe Prizrenin dhe veriun e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Para se të lërë Kosovën, është planifikuar që Lajçak ta mbajë një fjalim për media të mërkurën.

“Detajet do të ndahen me përfaqësuesit e mediave të martën, më 28 qershor”, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së.

Vizita e Lajçak vjen pesë ditë pasi Kosova dhe Serbia u dakorduan në Bruksel për udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë elektrike në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit.

Continue Reading

Kosova

I vidhen 50 mijë euro në shtëpi deputetit kosovar

Published

on

By

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, ka raportuar në Policinë e Kosovës vjedhjen e 50 mijë eurove para të gatshme nga banesa e tij në Prishtinë.

Në orët e para të së premtes, më 24 qershor, Shkreta ka parë se i është vjedhura banesa në Prishtinë dhe për këtë ka njoftuar Policinë.

Deputeti Shkreta ka deklaruar se paratë që dyshohet se janë vjedhur, janë mbledhur për arsyen e larjes së një borxhi.

Shkreta po ashtu u ka thënë hetuesve se ato para janë mbledhur bashkë me disa familjarë të tij.

Portali ka kontaktuar me prokurorin e rastit, Rrahim Podvorica, në pyetjen nëse Shkreta ka deklaruar se paratë kanë qenë të mbledhura edhe nga një bashkë familjar i tij, shkurtimisht ka deklaruar se “Nuk mund të jap detaje për shkak të hetimeve”.

Në raportin policor , deputeti i pozitës ka treguar se nuk kishte qenë në banesë që nga mëngjesi i datës 23 qershor, ditë e enjte.

Ndërsa kur ka hyrë në banesë, pak pas mesnate, ka hetuar se banesa iu është vjedhur dhe ka hetuar se nuk janë paratë.

Ai më të hapur banesën e tij, thuhet se e ka vërejtur se dikush kishte hyrë brenda dhe kishte vjedhur gjëra me vlerë.

Në raportin e Policisë thuhet se nuk kanë gjetur shenja se dera e banesës është hapur me forcë.

Dyshimet e Policisë janë se dera është hapur me çelës.

“Pala është intervistuar dhe dyshohet se i dyshuari ka hyrë në banesë me çelës për shkak se nuk ka dëshmi që është depërtuar me forcë”, thuhet në këtë raport të policisë.

Me vendim të prokurorit rasti është cilësuar si “Vjedhje e rëndë”. “Ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rast në drejtim të veprës penale ‘Vjedhja e rëndë’, si dhe në koordinim me policinë janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme”, u shpreh zëdhënësja e Prokurorisë Themelorë në Prishtinë, Laureta Ulaj

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING