Kosova

Pagat, protesta e mësuesve në Kosovë

Viti i ri shkollor në Kosovë ka nisur me grevë dhe protestë. Nxënësit janë në dilemë nëse duhet të shkojnë apo jo në shkollë. Sindikata e Arsimit të Kosovës ka njoftuar se mësimdhënësit janë në grevë për shkak të vështirësive financiare sepse nuk i janë dhënë pagat.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës, Arbërie Nagavci, dje përmes një konference për medie, ka bërë me dije se ministria i ka bërë të përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2022-2023.

Për problemet me pagat ka reaguar Ramush Haradinaj duke bërë një postim ku i thotë Albin Kurtit që të ndalet. Ndërsa shprehet se Kosova nuk është pronë e kryeministrit, Haradinaj i kujton se është në krye të shtetit për të qeverisur.

Statusi:

Ndalu sa s’të kanë ndalë o Albin Kurti

Ku je tuj dashtë me e çu këtë vend o Albin Kurti?! A je tu e pa që je duke e shkatërru me themel!?

Me çfarë të drejte ju ndalë pagat personelit arsimor? Me cilin ligj a me cilën kushtetutë? Kush janë ata sejmenë trima që i kërcënojnë e i shantazhojnë mësuesit!?

Kush ta ka dhanë atë të drejtë që në pikë të verës me e lanë popullin në terr! Pse e ke pengu ndërtimin e Kosovës së Re? Pse nuk i ke hapë rrugë gazit për energji?

Pse po i mbanë paret e popullit në arkën e shtetit e nuk po i rrit rrogat. A ta ka thanë dikush se njerëzit kanë fillu të vuajnë edhe për bukë?

Ky vend nuk është pronë e jotja. Ti ke marrë votë me qeverisë vendin e jo me shkatërru atë.

Hiq dorë nga kjo mënyrë e qeverisjes sa nuk është bërë vonë. Ktheju popullit, sepse po t’u kthy ai ty, do të përfundosh me turp. Ndalu vet e mos lejo të të ndalin!

TRENDING

Exit mobile version