Aktualitet

Pamje përrallore nga plazhi i Malit të Robit, qielli takohet me tokën

Prej ditës së djeshme moti në vendin mori një kthesë të menjëhershme. Nga temperaturat përvëluese, në reshje shiu me stuhi dhe ulje drastike të termometrit.

Moti i freskët dhe me reshje shiu vazhdon edhe sot, ndërsa pritet që nesër të rikthehet moti me diell dhe temperaturat e larta.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, shkarkesat elektrike kanë krijuar një pamje fantastike në plazhin e Malit të Robit.

Këto pamje sa të bukura aq edhe të frikshme, dëshmohen nga fotot të cilat janë shkrepur nga “LSA”.

TRENDING

Exit mobile version