Kronike

PAMJET/ Aksidenti i shumëfishtë në kryeqytet, qytetarët ndihmojnë të lënduarit

Ky është momenti kur kalimtarët ndihmojnë personat që u përfshinë ne aksidentin te ‘rruga e Elbasanit’. Siç shihet në videon e bërë publike nga JOQ, njerëzit janë mbledhur pranë një mjeti të bardhë, e së bashku po përpiqen që të nxjerrin me kujdes shoferin e lënduar.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme në “Rrugën e Elbasanit” në Tiranë. Në aksident janë përfshirë 4 automjete dhe si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur 3 persona, të cilët janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

TRENDING

Exit mobile version