Sport

Pamjet e publikuara nga dhoma, ku Maradona kaloi ditët e fundit të jetës (FOTO) tha se…

Diego Armando Maradona u shua në moshën 60-vjeçare pas një sulmi në zemër. Mediat e huaja kanë publikuar edhe pamjet nga dhoma e gjumit, ku ylli kaloi momentet e fundit të jetës.

Pas daljes nga spitali, Maradona u vendos në një dhomë në katin e parë të banesës, e cila më parë kishte qenë një sallë lojërash.

Mirëpo, pas operacionit ish-futbollisti e kishte të vështirë të ngjiste shkallët dhe për këtë arsye, familja i kishte përgatitur këtë dhomë.

Ndërkohë, oficerët gjyqësorë në Argjentinë po investigojnë mbi vdekjen e yllit të futbollit Diego Maradona, ndërsa kanë nisur kërkimet edhe mbi pronat e mjekut personal të ish-futbollistit.

Urdhri u lëshua nga prokurorët në Buenos Aires, të cilët nuk kanë dhënë detaje mbi indiciet që çuan në këtë investigim. Maradona gjeti vdekjen si pasojë e një ataku kardiak pak ditë më parë, në 25 nëntor. Avokati i ish-futbollistit Matias Moria deklaroi se ai do të kërkojë një investigim të plotë mbi rrethanat e vdekjes së Maradonës, dhe kritikoi shërbimin e urgjencës që sipas tij ka qenë i avashtë në asistimin e pacientit.

Avokati deklaroi se kaluan më tepër se 30 minuta para se ambulanca të mbërrinte  dhe kjo ishte një idiotësi kriminale, siç e quajti ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version