Kronike

PAMJET/ Kokainë në shportë karamelesh dhe mes orizit

TIRANE- Grupi prej 15 personash që janë tashmë nën prangat e Policisë për operacionin “Tentakulat”, ku u godit një rrjet i shpërndarjes së drogërave të lehta dhe të rënda pranë shkollave dhe lokaleve të natës.

Në pamjet e operacionit, shihet se trafikantët kanë fshehur drogën në banesat e tyre në vende nga më të çuditshmet. Droga është fshehur në disa shportëza të vogla ku ndodhen edhe karamele ose në një vazo që mban brenda oriz.

Policia arrestoi 13 persona në këtë operacion, identitetet e të cilëve nuk dihen, ndërsa sekuestroi 745 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje; 110 gramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë, e ndarë në doza; 1.3 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza; shuma parash, në euro, dollarë dhe lekë; 5 peshore elektronike; 25 aparate celulare dhe 6 automjete, 1 motomjet dhe 1 biçikletë, që përdoreshin për shpërndarjen e lëndëve narkotike

TRENDING

Exit mobile version