Kronike

EMRAT/ Të armatosur dhe gati për të kryer një vrasje, vihen në pranga 6 persona

Policia e Vlorës bën me dije se ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale kundër personit, e cila do të kryhej me disa armë zjarri.

Në pranga janë vënë 6 persona, të cilët kanë qenë të ulur bashkë në të njëjtën tavolinë dhe dy prej tyre kanë qenë të armatosur  me dy pistoleta të gatshme për qitje

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Obelisk” janë arrestuar shtetasit:

Satilno Basho, 37 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

Mariglen Aliaj, 33 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

Bruno Shehu, 29 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

Mehmet Hoxhaj, 27 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

Beraldo Xhindi, 29 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

Kevin Metaj, 28 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

“Këta shtetas, pjesëtarë të një grupi kriminal të rrezikshëm dhe me precedentë të mëparshëm kriminal, në fushën e krimeve të rënda kundër personit, u kapën në flagrancë, në ambientet e një lokali, në lagjen “Lef Sallata”. Gjatë kontrolleve fizike dhe në këtë lokal, shërbimet e Policisë iu gjetën shtetasve Santiliano Basho dhe Mariglen Aliaj, dy armë zjarri pistoleta (“Glock” dhe “TT”), me fishekë në fole, të gatshme për qitje. Armët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 automjete që posedonin shtetasit e arrestuar, 2600 euro dhe 8 celularë.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

 

TRENDING

Exit mobile version