10/06/2021 , 9:21

Pandemia Covid – SHBA do të blejë dhe më pas do dhurojë 500 mln doza vaksine Pfizer

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po mendojnë që të blejnë 500 mln doza të vaksinës Pfizer dhe më pas t’i shpërndajnë ato për vende të ndryshme të botës.

Washington Post thotë se Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë dhe Pfizer nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment.

Qeveria e Biden kishte njoftuar më parë se do të ndante të paktën 80 milion doza vaksinash me vendet e tjera deri në fund të qershorit. Javën e kaluar, Shtëpia e Bardhë detajoi planet e saj për të furnizuar me 25 milionë doza, 19 milionë prej të cilave do të vihen në dispozicion në partneritet me mekanizmin Covax, një iniciativë e mbështetur nga OBSH për shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfëra.

Rreth gjashtë milion doza do të shpërndahen menjëherë në vendet që përballen me shpërthime të rënda të virusit, të tilla si India.

Çështja e tejkalimit të hendekut të vaksinimit për t’i dhënë fund pandemisë pritet të jetë në zemër të samitit të G7 këtë javë. Në pritje të këtij takimi, strategjia e Biden po analizohet tërësisht si brenda SHBA, ashtu edhe me partnerët.

Deri më tani, përpjekja globale për të zvogëluar pabarazitë ka qenë e përçarë. Disa vende të pasura kanë njoftuar planet për të dhuruar doza të tepërta dhe kanë shprehur mbështetje për idenë e rritjes së furnizimit global të vaksinave. Sidoqoftë, ende nuk ka informacion të qartë se si dhe kur do të zbatohen këto plane.

Mekanizmi Covax synon të vërë në dispozicion dy miliardë doza deri në fund të vitit, me synimin për të vaksinuar 20% të popullsisë në vendet më të varfra, por ai mund të mos jetë në gjendje të përmbushë këtë objektiv relativisht modest.

Nisma është ndikuar negativisht nga mungesa e fondeve dhe një ulje e rëndë e furnizimeve, e cila është përkeqësuar nga kriza aktuale në Indi, e cila mund të çojë në vonesa potencialisht fatale. Deri më tani, Covax ka shpërndarë 81 milion doza në 129 vende.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin