04/06/2021 , 17:31

Pandemia – Flet Manastirliu: Në Tiranë më pak se 100 raste aktive me COVID

Tirana ka qenë qyteti që në më shumë se 1 vit pandemi nga COVID-19 ka shënuar gjithmonë rastet më të larta pozitive me koronavirus.

Ulja e rasteve ditore dhe vijimi me procesin e vaksinimit masiv në të gjithë vendin ka bërë që shifrat me të infektuar të shënojnë ulje.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shkruan se në Tiranë aktualisht janë më pak se 100 raste aktive me COVID, ndërsa ditën e  sotme u shënuan vetëm 12 raste të reja dhe asnjë humbje jete.

Në të gjithë vendin rastet aktive janë 320 persona të infektuar.

Për Manastirliun këto shifra tregojnë se situata po shkon drejt përmirësimit, megjithëse apeli për të mos ulur vigjilencën nuk mungon.

“Në Tiranë ka më pak se 100 raste aktive me covid19, ndërsa në të gjithë vendin janë rreth 320 raste. Tregues inkurajues për situatën e epidemisë në vend, e cila po shkon drejt përmirësimit. Kujdes, mos e ulni vigjilencën, për të kufizuar sa më shumë përhapjen e covid19”, shkruan Manastirliu.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin