10/06/2021 , 18:47

“Pandemia mund të kontrollohet”/ Eksperimenti në Brazil sjell të dhënat në lidhje me ‘mposhtjen’ e Covid: Nuk ka më raste të reja

BRAZIL- Serrana, një qytet brazilian me 45 mijë banorë ka parë një rënie prej 95 për qind të vdekjeve të COVID-19, pasi pothuajse të gjithë të rriturit u vaksinuan si pjesë e një eksperimenti dhe pas kësaj nuk ka patur asnjë rast të ri.

Sipas BBC ekipi tha se ata që edhe pse nuk ishin vaksinuar ishin të mbrojtur nga zvogëlimi i qarkullimit të virusit. Të dhënat sugjerojnë se pandemia mund të kontrollohet pasi 75 për qind e njerëzve të jenë vaksinuar plotësisht.

Eksperimenti në Serrana, në shtetin jug-lindor të Sao Paulos, u krye midis shkurtit dhe prillit nga Instituto Butantan. Qyteti u nda në katër zona për të ndihmuar në përcaktimin e pragut për të përmbajtur virusin. Ekipi tha se kjo u arrit pasi tre zona, ose rreth 75 për qind e popullsisë mbi moshën 18 vjeçare u ishin dhënë të dyja dozat.

Kur 95 për qind e të rriturve u vaksinuan plotësisht, ata thanë se rezultatet treguan se vdekjet ranë me 95 për qind, shtrimet në spital ranë me 86 për qind dhe rastet simptomatike pësuan rënie me 80 për qind.

Brazili është goditur rëndë nga pandemia, me gati 463 mijë vdekje dhe mbi 16.6 milionë të infektuar. Vendi po lufton me një fushatë të ngadaltë vaksinimi për shkak të injektimeve të pamjaftueshme, ndërsa mesatarja e vdekjeve ditore dhe rasteve mbetet e lartë mes mungesës së masave të bashkërenduara për të frenuar infeksionet.

Eksperimenti në Serrana ishte i pari i këtij lloji në botë. Nuk kishte raporte të efekteve anësore të rënda nga vaksina dhe asnjë vdekje të lidhur me coronavirus midis atyre që ishin vaksinuar 14 ditë pasi morën dozën e dytë.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin