NTV
No Result
View All Result
01/03/2021 , 13:54
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
01/03/2021 , 13:54
NTV
No Result
View All Result
Home Bota

Papa Françesku: Zoti na do më shumë sesa ne vetveten

Mesha u mbajt në një pjesë të pasme të Bazilikës së Shën Pjetrit me më pak se 100 pjesëmarrës dhe vetëm një numër të vogël të kardinalëve dhe peshkopëve

by Cuci
25/12/2020 , 9:10
Papa Françesku: Zoti na do më shumë sesa ne vetveten
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Papa Françesku tha në meshën e Krishtlindjes se njerëzit duhet të ndjehen të detyruar të ndihmojnë nevojtarët, sepse vetë Jezusi lindi një i dëbuar i varfër.

Mesha u mbajt në një pjesë të pasme të Bazilikës së Shën Pjetrit me më pak se 100 pjesëmarrës dhe vetëm një numër të vogël të kardinalëve dhe peshkopëve.

Zakonisht ajo mbahet në seksionin kryesor të bazilikës dhe marrin pjesë deri në 10,000 njerëz, përfshirë trupat diplomatike që përfaqësojnë gati 200 vende.

Të gjithë, përveç Papës dhe korit të vogël, mbanin maska gjatë meshës, e cila filloi dy orë më herët se zakonisht, në mënyrë që edhe numri i kufizuar i njerëzve që morën pjesë, të mund të ktheheshin në shtëpi deri në orën 22:00, kur edhe fillon ora policore e vendosur si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Françesku tha se Krishtlindja duhet të bëjë që të gjithë të reflektojnë mbi “padrejtësinë tonë ndaj kaq shumë vëllezërve dhe motrave tona” në vend që të ndjekin “dëshirën për të pasur sa më shumë”.

“Zoti erdhi mes nesh në varfëri dhe nevojë, për të na thënë se duke u shërbyer të varfërve, ne do të tregojmë dashurinë tonë për të”, tha Papa 84-vjeçar.

“Zoti gjithmonë na do me një dashuri më të madhe sesa kemi për veten tonë. Ky është sekreti i tij për të hyrë në zemrat tona”, shtoi Papa.

Të Premten, Papa do të lexojë mesazhin e tij “Urbi et Orbi” (për qytetin dhe botën) nga një sallë brenda Vatikanit dhe jo nga ballkoni qendror i Sheshit të Shën Pjetrit, një ngjarje që tërheq zakonisht dhjetëra mijëra njerëz.

Italia është nën një bllokim mbarëkombëtar për shkak të pandemisë së COVID-19.

Tags: kryesore

Related Posts

Itali –  Nis faza e parë e vaksinimit me “Rottapharm Takis”, personi i parë që merr dozën është një 21-vjeçar
Bota

Itali – Nis faza e parë e vaksinimit me “Rottapharm Takis”, personi i parë që merr dozën është një 21-vjeçar

01/03/2021 , 13:52
UNICEF marrëveshje me AstraZeneca për furnizimin e 85 vendeve me vaksinën kundër COVID-19
Bota

OBSH-ja, thirrje autoriteteve t’u kushtojnë vëmendje vuajtësve me pasoja afatgjata të COVID-it

01/03/2021 , 12:27
Mutacioni brazilian i Covid-19/ Eksperti britanik ngreh shqetësimin: Vendi do të përballet me rikthimin në masa izoluese
Bota

Mutacioni brazilian i Covid-19/ Eksperti britanik ngreh shqetësimin: Vendi do të përballet me rikthimin në masa izoluese

01/03/2021 , 12:25

Recent Posts

  • Itali – Nis faza e parë e vaksinimit me “Rottapharm Takis”, personi i parë që merr dozën është një 21-vjeçar
  • Pa prisni pak! Ana dhe Fationi kanë nisur një lidhje dashurie jashtë “Për’puthen”?
  • Mungoi tek ‘E diela shqiptare’ pas infektimit nga COVID-19, Ardit Gjebrea ka dy fjalë për prezantuesit që e zëvendësuan dhe zbulon kur do t’i rikthehet punës
  • Tërhiqte gjithmonë vëmendjen në Kuvend me pamjen e saj, ish-deputetja shqiptare prezanton për herë të parë vajzën e saj dhe i la të gjithë pa fjalë (FOTO)
  • Meta mbështet thirrjen e kreut të KQZ: Sa më shumë parti e kandidatë me integritet të lartë moral, më shumë mundësi për një pjesëmarrje historike

Kategorite

  • Aktualitet (1,975)
  • Bota (1,971)
  • DOSSIER (16)
  • Ekonomi (239)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (126)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (302)
  • Kronike (740)
  • kryesore (3)
  • Kulture (57)
  • LAJMI I FUNDIT (95)
  • Lifestyle (660)
  • MEMORIE (29)
  • Moti (119)
  • OPINION (41)
  • Pinknews (1,393)
  • Politike (967)
  • Rajon (176)
  • REAGIM (123)
  • Shendeti (446)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (75)
  • Sport (415)
  • Videonews (379)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!