15/05/2021 , 21:49

Paqe pa gola në fraksionin e parë, Skënderbeu frenon Tiranën, Kukësi në kërkim të fitores

Dy sfidat e para të javës së 27-të, Skënderbeu-Tirana dhe Kastrioti-Kukësi nuk prodhuan asnjë gol në fraksionin e parë. Në Korçë, bardheblutë kishin kontrollin e lojës por në asnjë moment nuk arritën të ishin kërcënues në zonën e Skënderbeut, munguan rastet e pastra për shënim. Ekipi i Memellit u përpoq të ngacmonte kryeqytetasit me kundërsulme dhe goditje standarde madje arritën të gjenin edhe golin e avantazhit me Berishën por gjyqtari i takimit anulojë gjithçka për pozicion jashtë loje.

Të dy ekipet vijnë në një moment shumë të mirë, teksa kanë gjetur vazhdimësinë në rezultatet pozitive, të dyja kërkojnë fitoren për të qëndruar në garë për objektivat sezonal. Nuk prodhoi gol as sfida tjetër që po zhvillohet në Kamzë ndërmjet Kastriotit dhe Kukësit, në letër një ndeshje mes të barabartësh.
(BalkanWeb)

Related Posts

Welcome Back!

Login to your account below

Create New Account!

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Add New Playlist