Para vizitës në Prishtinë, ministri i jashtëm grek bisedë telefonike me Lajçak

Pak ditë para mbërritjes së tij në Prishtinë, për vizitën e tij të dytë brenda një viti ministri i jashtëm grek me anë të një postimi në Twitter ka treguar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak.

“Gjatë një bisedë telefonike me Përfaqësuesin Special të BE Miroslav Lajcak, ne diskutuam zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor, “ thuhet në postimin e Dendias.

Para takimeve të Dendias në Prishtinë ministria e Jashtme greke ka bërë të ditur se Greqia do e mbështesë rrugëtimin e Kosovës në BE, por nuk do e njoh atë si shtet.
“Ministri i Jashtëm Dendias do ta vizitojë Kosovën në fillim të qershorit për arsye të formimit të qeverisë së re në Kosovë. Ju kujtojmë se Greqia po e mbështet rrugëtimin evropian të Kosovës dhe në këtë kontekst po e mbështet edhe liberalizimin e vizave.. Por siç e dini, Greqia nuk e njeh Kosovën dhe pozicioni i saj mbetet i pandryshuar”, thuhet në deklaratën e MPJ-së greke.

Diskutimet për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Greqia filluan të shqefshin pas deklaratave të ekspertit amerikan David Phillips se nga të gjitha vendet që nuk e njohin Kosovën si shtet, Greqia është më afër që ta njohë .

Related Posts

Kategorite

BIoscalin