Kronike

Paralajmërim për familjarët?Vrau fqinjin për një vend parkimi, sot Ilir Koçiljas iu vu tritol në banesë (PAMJET)

Banesës së Illir Koçiljas, i cili dy javë më parë vrau fqinjin e tij për një vend parkimi, i është vënë sot lëndë plasëse.

Më 14 shkurt ai vrau me thikë fqinjin e tij Halil Koka për shkak të një vendi parkimi.

Shpërthimi rreth orës 19.50, ndërsa banesën e tij s’ka pasur njeri, pasi 35-vjeccari Kocçilja jetonte vetëm dhe aktualisht ndodhet në paraburgim. Nuk dihet nëse shpërthimi është paralajmërim për familjarët e Koçilas.

“Më datë 26.02.2024, rreth orës 19:55, në lagjen nr.4, Durrës, në pjesën e jashtme të dritares së banesës së shtetasit I. K., në të cilën nuk banon njeri, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale”-njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e ngjarjes identifikim dhe kapjen e autorit/ve.

Si ndodhi ngjarja?

I arrestuari ka deklaruar se sherri ka nisur për vendparkimin para shtëpisë së tij dhe gërvishtjen e automjetit të viktimës. Koka ka konstatuar se i ishte gërvishtur automjeti dhe ka akuzuar fqinjin 35-vjeçar Ilir Koçilja, i cili ia ka pohuar duke i thënë se e ka paralajmëruar vazhdimisht që të mos e parkonte keq automjetin pasi i zinte rrugën.

Viktima dhe i arrestuari banonin në lagjen 4 të Durrësit, njëri në pallat dhe tjetri në një banesë njëkatëshe, përballë pallatit. Pasi ka pranuar se ia ka gërvishtur ai automjetin, dëshmitarë në vendin e ngjarjes pohojnë se Koka së bashku me një person tjetër e kanë sulmuar 35-vjeçarin i cili për t’u shpëtuar ia ka dhënë vrapit. Dëshmitarë të sherrit pohojnë se kanë dëgjuar që teksa e ndiqnin shtetasin Ilir Koçilja në rrugë, njëri ka thënë “Nxirr pistoletën e qëlloje!” Ky duket se ka qenë momenti kur Koçilja ka reaguar dhe ka nxjerrë thikën duke qëlluar me të Halil Kokën, i cili më pas humbi jetën rrugës për në spital. Më pas ai është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes, ndërsa ka deklaruar në polici se nuk ka dashur ta vrasë, por të shpëtojë prej tij. Koçilja u kap pak orë më pas dhe me vete kishte dhe thikën me të cilën qëlloi Kokën. Të dyja palët rezultojnë persona me precedentë penalë, të dënuar nga drejtësia.

TRENDING

Exit mobile version