Moti

Parashikimi i motit, e enjte 3 dhjetor 2020

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e enjte parashikohet të ketë mot kryesisht të vranët.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Në veriperëndim dhe në jug të vendit reshjet do fitojnë intensitet deri mesatar.

Në lartësitë mbi 1300 metra në veri-verilindje do ketë reshje bore. Në juglindje në lartësitë mbi 1600 metra në orët e pasdites reshjet do të konvertohen në reshje bore.

Do ketë prezencë mjegulle të dendur në lugina në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë në drejtimin Juglindje-Lindje me shpejtësi mesatare 1-10m/sek, e cila hera-herës do të fitojë shpejtësi në bregdet dhe lugina deri në 12-18m/sek. Përgjatë vijës bregdetare jugore, në qarkun Vlorë do ketë stuhi ere e cila do arrijë shpejtësinë deri në 25-30m/sek .

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 6/8 re shi
Kukës 1/3 re  shi
Lezhë 8/10 re shi
Dibër 1/3 re  shi
Durrës 9/17 re  shi
Tiranë 9/15 re  shi
Elbasan 9/16 re  shi
Berat 5/17 re  shi
Vlorë 10/16 re shi
Korcë 2/9 re  shi
Gjirokastër 3/10 re  shi
Sarandë 10/15 re  shi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version