Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e mërkurë moti parashikohet me vranësira dhe intervale të shkurtra kthjellimesh.
Do ketë reshje shiu në të gjithë vendin me intensitet të ulët deri mestar. Në veri-verilindje në lartësinë mbi 600 metra do ketë reshje në formën e dëborës, ndërsa në juglindje reshje bore në lartësinë mbi 1100 metra. Mjegulla e dendur do jetë prezente në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e reshjeve do fitojë shpejtësi deri në 18m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 7/11 | re shi |
Kukës | 5/8 | re shi /borë |
Lezhë | 8/11 | re shi |
Dibër | 1/6 | re shi /borë |
Durrës | 7/14 | re shi |
Tiranë | 9/13 | re shi |
Elbasan | 7/13 | re shi |
Berat | 5/14 | re shi |
Vlorë | 7/13 | re shi |
Korcë | 1/7 | re |
Gjirokastër | 4/12 | re shi |
Sarandë | 6/13 | re shi |