Moti

Parashikimi i motit, e premte 11 dhjetor 2020

hërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e premte parashikohet të ketë mot kryesisht me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe kthjellime dhe intervale me diell kryesisht gjatë orëve të para të mëngjesit.

Reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët dhe përgjatë bregdetit me intensitet deri mesatar duke nisur nga zona e jugut. Nga orët e mesditës reshjet e shiut shtrihen në pjesën më të madhe të vendit me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave.

Gjatë orëve të pasdites në zonën e jugperëndimit reshjet me intensitet deri të lartë në formën e stuhive. Në relievet malore në lartësitë mbi 700-800 metër reshje dëbore. Të pranishme do të bëhen mjegulla e dendur në lugina në orët e mëngjesit dhe ngrica në ekstremet malore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – lindje deri në orët e mesditës e lehtë e më pas fiton intensitet dhe bëhet e fortë dhe intensive deri në 20-25m/sek, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 deri në 4.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 6/13 re shi
Kukës 2/8 re shi/bore
Lezhë 7/14 re shi
Dibër 0/6 re shi/bore
Durrës 8/14 re shi
Tiranë 8/16 re shi
Elbasan 7/13 re shi
Berat 7/12 re shi
Vlorë 8/12 re shi
Korcë 1/6 re shi/bore
Gjirokastër 3/11 re shi
Sarandë 7/12 re shi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version