Connect with us

Moti

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat

Published

on

Sipas MeteoAlb masat ajrore të qëndrueshme do të kushtëzojnë kthjellime në të gjithë vendin tonë deri në mesditë.

Pasditja dhe mbrëmja sjellin kalime vranësirash nëpër territor, ku më të dukshme do jenë në zonat malore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 23°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi verior – veriperëndimor duke krijuar dallgëzim i ulët.

Kosova

Pjesa e parë e ditës do të paraqitet me kthjellime dhe prezencë të mjegullës në

Kosovë. Por pjesa e dytë e ditës sjellë mbizotërim të kthjellimeve në të gjithë territorin.

Maqedonia e Veriut

Paraqitet gjatë gjithë ditës në mbizotërimin e motit të kthjellët, përjashtim bën pasditja ku vranësirat bëhet të dukshme në gjysmën perëndimore të MV.

Rajoni dhe Evropa

Mot me kthjellime vijon të mbizotëroj në Evropën jugore por ndryshe paraqitet situata për pjesën më të madhe të kontinentit. Kemi mbizotërim të vranësirave dhe rrebesheve të shiut.

Moti

Reshje shiu dhe temperatura pranverore, mësoni si do të jetë moti këtë javë

Published

on

By

Rreth javës që presim përpara dita e parë e saj (e Hënë) parashikohet me mot kryesisht të vranët edhe pse nuk do të mungojnë intervalet e shkurtra me diell. Reshje shiu të herëpashershme e lokalisht të vazheueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike vijojnë edhe për ditën e Martë. Moti parashikohet përsëri i vranët dhe reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Në relievet malore mbi 300 metër dhe ato kodrinore mbi 600 metër parashikohen reshje dëbore me intensitet kryesisht mesatar.

Për të dyja ditët (e Hënë dhe e Martë) reshjet hera-herës dhe në kohë afatshkurtër në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Duke nisur nga dita e Mërkurë dhe deri në fund të javës (dita e Premte) mbi vendin tonë pritet të depërtojnë masa ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore në lindje.newsbomb.al/

Continue Reading

Moti

Shiu “mbërthen” vendin, gjithçka ndryshon gjatë orëve të natës: Si do të jetë moti nesër

Published

on

By

Vendi u zgjua sot i mbërthyer nga vranësirat dhe reshjeve të shiut, të cilat u shtuan me kalimin e orëve.

Teksa aktualisht hasen reshjen në të gjithë territorin, pjesa më e prekur është Ultësira Perëndimore dhe rajoni qendror.

Deri më tani nuk ka të dhëna për përmbytje pavarësisht se në disa zona priten reshje me intensitet të lartë, deri në 20 mm shi.

Sipas raportimeve nga Meteoalb, reshjet pritet të vijojnë deri në orët e vona të mbrëmjes së sotme në të gjithë vendin edhe pse me intensitet më të ulët.

Fill pas mesnatës vranësirat do të lenë territorin e vendit duke bërë që gjatë ditës së nesërme të kemi mot të kthellët me temperatura optimale për këtë muaj.

Continue Reading

Moti

Reshjet masive të dëborës/ Ja si paraqitet situata në “Rrugën e Abërit”

Published

on

By

Prej pak orësh kanë nisur reshjet e borës në lartësinë mbi 900 metra mbi nivelin e detit në Qarkun e Dibrës.

Kjo ka bërë që reshjet të paralizojnë qarkullimin e automjeteve drejt Tiranës nëpërmjet rrugës së Arbrit. Trashësia e borës në bypassin e Murrizit ka arritur në 15 cm duke bërë të vështirë qarkullimin e automjeteve dhe të detyrojë autoritetet të bllokojnë hyrjen e automjeteve në fshatin Fshat në Klos dhe Bastar i Mesëm në Tiranë.

Në rrugë janë mjetet borëpastruese të firmës, por për shkak të reshjeve që vazhdojnë pastrimi total i rrugës është i pamundur.

Continue Reading

Moti

Rikthehet i ftohti polar në vend/ Ja çfarë na pret në dy ditët në vijim

Published

on

By

Moti i keq do të prekë Shqipërinë gjatë dy ditëve të së martës dhe të mërkurës . Sipas të dhënave të fundit të parashikimit të motit, karakteristikat kryesore të motit të keq do të jenë erëra të stuhishme, ulje temperaturash dhe reshje dëbore e shiu. Ky mot i keq pritet të jetë i kategorisë 3, për sa i përket Indeksit Rajonal të Reshjeve RPI. Videoja e mëposhtme tregon reshjet e shiut dhe borës që priten deri në natën e së mërkurës 02/02/2022. Të martën priten reshje të dendura lokale shiu dhe bubullima kryesisht në Jon. Reshje bore do të ketë fillimisht në male. Të mërkurën reshje bore do të ketë edhe në ultësira.

Continue Reading

Aktualitet

Ngrica dhe reshje dëbore deri në 14 cm, ja si do të jetë moti nesër

Published

on

By

Prej mbrëmjes së djeshme e deri në këto momente fronti i ftohtë solli reshje, të cilat u regjistruan në stacionin meteorologjik Lezhë prej 70mm, në Elbasan 31mm e në pjesën tjetër të vendit nën këto vlera. Qyteti i Peshkopisë ka patur sasinë prej 14cm reshje bore si dhe Korca 4cm.

Ka nisur kthjellimi në veri të territorit e kjo do të vijojë orë pas ore. E pranishme do të jetë era e vrullshme veriore kryesisht në bregdet. Këto masa do të sjellin ngrica të mëtejshme në orët e ardhshme por edhe ditën e nesërme duke bërë që temperaturat të parashikohen:

  • në zona malore -11 deri -2°C;
  • në zona e ulëta -3 deri 5°C;
  • në zona bregdetare -1 deri 5°C
Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING