Politike

Parku i Butrintit, Zhupa: Lajm i mirë

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka pranuar padinë për dhënien me koncesion të Parkut të Butrintit. Me anë të një postimi në Facebook, deputetja demokrate Ina Zhupa ka theksuar se viti ka nisur mbarë me këtë lajm. Po ashtu ajo ka theksuar se GJK fton të gjitha palët që të çojnë argumentat dhe provat brenda datës 27 janar. Ndërkohë që më pas do të zhvillohet një seancë publike.

Postimi i Plotë:

Viti nis mbarë me një lajm të mirë për Butrintin. Padia pranohet nga Gjykata Kushtetuese e cila fton te gjitha palet te cojne argumenta dhe prova brenda dates 27 Janar 2023. Me pas do zhvillohet seance publike! Gjykata Kushtetuese do rri në lartësinë e emrit dhe pozicionit që ka! Butrinti do fitojë!

Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit është krijuar me një marrëveshje mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, AADF, një kporporatë jofitimprurëse e regjistruar në Delaëare të Shteteve të Bashkuara, i cili ka mbështetur dhe hartimin e planit të biznesit për menaxhimin e Butrintit. Opozita ngriti si shqetësim transparencën e këtij menaxhimi, duke e cilësuar një kontratë koncensionare mbi një pasuri kombëtare dhe përfshirjen e AADF-së në menaxhim si konflikt interesi, pasi më herët ky fondacion ka financuar ekspertizën për ndryshimin e ligjit për trashëgiminë kulturore dhe hartimin e planit të biznesit.

TRENDING

Exit mobile version