17/06/2021 , 3:14

Parlamenti Europian miraton certifikatën e COVID-19, tashmë u mbetet shteteve anëtare të vendosin

BRUKSEL- Parlamenti Evropian ka miratuar rregulloren që do të vendosë certifikatën dixhitale të BE-së ndaj Covid-19, ose lejën e gjelbër, e cila do të hyjë në fuqi në 1 Korrik.

Plenari e miratoi atë me 546 vota pro, 93 kundër dhe 51 abstenim(shtetas të BE) dhe me 553 pro, 91 kundër dhe 46 abstenim (shtetas të vendeve të treta që banojnë në BE).

Sipas Euractiv, certifikata do të lëshohet falas nga autoritetet kombëtare dhe do të jetë në dispozicion në format dixhital ose letër me një kod QR. Dokumenti do të vërtetojë që një person është vaksinuar kundër koronavirusit ose ka bërë një test të fundit me rezultate negative ose se është rikuperuar nga virusi.

Në praktikë, këto janë tre certifikata të dallueshme. Një kornizë e përbashkët e BE-së do t’i bëjë certifikatat të përputhshme dhe të verifikueshme në të gjithë Bashkimin Evropian, si dhe parandalimin e mashtrimit dhe falsifikimit. Sistemi do të zbatohet nga 1 korrik 2021 dhe do të mbetet në fuqi për 12 muaj. Certifikata nuk do të përbëjë një parakusht për lëvizjen e lirë dhe nuk do të konsiderohet si një dokument udhëtimi.

Gjatë negociatave midis institucioneve, eurodeputetët morën një marrëveshje që përcakton se shtetet e BE-së nuk do të jenë në gjendje të vendosin kufizime të mëtejshme të udhëtimit për mbajtësit e certifikatave, të tilla si karantina, vetë-izolimi ose testimi, “përveç nëse ato janë të nevojshme dhe proporcionale për të mbrojtur shëndetin publik”.

Do të jetë në dorën e Shteteve Anëtare që të vendosin nëse do të pranojnë gjithashtu çertifikata për vaksinat e autorizuara sipas procedurave kombëtare ose për vaksinat e listuara nga OBSH për përdorim urgjent. Teksti tani do të duhet të miratohet zyrtarisht nga Këshilli dhe të botohet në Gazetën Zyrtare, për hyrjen në fuqi dhe zbatimin e menjëhershëm nga 1 Korrik 2021.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin