Politike

Parlamenti në seancë, Foltorja në prostestë, policia bën gardh Kuvendin

Teksa pritet që në orën 17:00 të nisin punimet e seancës plenare, forca të policisë ndodhen në gatishmëri në ambientet e jashtme të Kuvendit.Kjo edhe për faktin se në të njëjtën orë, Foltorja ka paralajmëruar për një protestë jashtë Kuvendit.Disa deputetë të opozitës janë parë në oborrin e Kuvendit, mes tyre edhe Ervin Salianji, i cili është përjashtuar për 20 ditë. Salianji ka tentuar të hyjë me forcë në Kuvend, por nuk është lejuar nga Garda e Republikës.

Disa ditë më parë, Sekretariati i Etikës vendosi përjashtimin e 19 deputetëve të opozitës që bllokuan dy herë radhazi punimet e komisionit të reformës zgjedhore.Pas një mbledhjeje të zhvilluar online, Sekretariati i Etikës vendosi përjashtim me 20 ditë për deputetin Ervin Salianji, dhe 10 ditë për 18 deputetët e tjerë.Salianji u përjashtua nga Kuvendi, duke marrë ndëshkimin më të lartë që ka marrë deri më tani një deputet, plot 20 ditë. Mbi Salianjin u zbatua rregullorja e re e Kuvendit, dhe ai u penalizua sepse në seancën e fundit të Kuvendit, por dhe në mbledhjen e së premtes të reformës zgjedhore përdori zhurmues për të bllokuar punimet si dhe sipas socialistëve, bëri thirrje për kaos.

TRENDING

Exit mobile version