Sport

Partizani konfirmon trajnerin, Orges Shehi ulet në stolin e të kuqve në janar 2024

Gjithçka kishte mbetur në ajër.Tashmë, nuk ka më enigma për të ardhmen e stolit të Partizanit, pasi trajneri aktual i bëri një konfirmim atij që do të vijë.Arbër Abilaliaj, teknik i konfirmuar nga presidenti Demi, njëkohësisht drejtor sportiv i të kuqve, nuk la dyshime për ardhjen e Orges Shehit.

Shehi ishte trajner i Tiranës për më shumë se dy sezone, ndërsa fitoi gjyqin me klubin bardheblu për të qenë i lirë për të zgjedhur vazhdimin e karrierës.Pasi konfirmoi gjithçka për Shehin, Abilaliaj foli edhe për ndeshjen e kësaj të diele ndaj Erzenit.Partizani është në vend të dytë në Superligë me 32 pikë ndaj 37 të Egnatias.

TRENDING

Exit mobile version