Pinknews

Pas festës së 30-vjetorit të lindjes, ndëshkimet nuk kanë të ndalur për Rita Orën, radioja britanike merr vendimin drastik

Me rsatin e 30-vjetorit të lindjes, Rita Ora, vendosi që të organizonte në fshehtësi një festë me 30 miq. Por një veprim i tillë i kushtoi shumë shtrenjtë këngëtares me famë botërore.

Shqiptarja theu rregullat anti-Covid e për këtë shkak u gjobit nga policia me 10 mijë paund. Përveç kësaj këngëtarja u përball me kritika të forta nga ndjekës të saj, pavarësisht se ajo kërkoi falje publike.

Mirëpo ndëshkimet duket se nuk paskan fund për Rita Orën pas këtij veprimi. Radioja britanike “Exe” ka vendosur të mos transmetojë këngët e artistes shqiptare për shkak të veprimit të saj. Prezantuesi i emisionit të mëngjesit, Ben Clark, ka njoftuar se këngëtarja është bërë pjesë e një liste të zezë.

 

Pasi vendosi këngën e saj “I Will Never Let You Down” për dëgjuesit dhe diskutoi veprimet e saj, ai u zotua duke thënë: “Unë nuk mund të flas për ndonjë prezantues tjetër të Radio Exe, por që tani, për një të ardhme të parashikueshme, nuk do të transmetoj asnjë nga këngët e saj”.

 

Ndërkohë vetë Rita ka nisur hetimet për të zbuluar se kush e ka spiunuar tek policia, duke qenë se vetëm miqtë e saj të afërt ishin në dijeni për festën. Këngëtarja mendon se dikush e ka tradhtuar, ndaj ajo po përpiqet ta zbulojë, por deri më tani askush nuk ka informacion për këtë pjesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version