17/06/2021 , 5:27

Pas Gjirokastrës, LSI ankimon në KAS edhe qarkun Berat: Gjatë numërimit na janë marrë të paktën 80 vota të vlefshme

LSI ka ankimuar ditën e sotme në KAS qarkun e Beratit, ndërsa disa ditë më parë e kishte çuar për qarkun Gjirokastër.

Sot është edhe afati i fundit i ankimimeve për subjektet politike në KAS, ku LSI shprehet se gjatë numërimit të votave të vlefshme ka pasur parregullsi nga grupet e numërimit, ku sipas pamjeve filmike dhe provave të mbledhura nga komisionerët e saj, janë të paktën 80 vota të vlefshme që i janë marrë LSI-së.

Në Berat LSI pësoi edhe disfatën më të madhe ku nuk arriti të merrte dot as edhe një mandat.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin