Digital Clock
8:10:45

Pas Kurtit Rama takohet me kreun e PDK në Kosovë, publikohen pamjet (VIDEO)

Pas përfundimit të takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kryeministri Rama, është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin.

Këtë e ka konfirmuar vetë kryeministri, nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjete sociale, ku shihet teksa takohet me kryetarin e opozitës. Më pas, ata drejtohen drejt selisë blu në Prishtinë, për të vijuar aty diskutimet.

Kujtojmë që gjatë konferencës së përbashkët që pati me kryeministrin Albin Kurti, Rama, u ndal në disa çështje të rëndësishme.

Në fokus ishte vendosja e reciprocitetit mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe udha e përbashkët që dy vendet kanë me Evropën. Shqipëria në anëtarësimin në BE dhe Kosova, në përpjekje për të siguruar liberalizimin e vizave.BalkanWeb/

Kliko tani per te perfituar nga Oferta!

Related Posts

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Add New Playlist