Kosova

Pas pajisjes me armë të gjata, kërkohet edhe trajnimi i Njësive Policore të Kosovës

Të gjitha patrullat e Policisë së Kosovës do të pajisen me armë të gjata, njoftuar gjatë të premtes Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Kjo është vlerësuar si një hap efektiv në shtimin e sigurisë nga njohës të kësaj fushe, derisa të nevojshëm e konsiderojnë edhe mbajtjen e trajnimeve specifike.

Rrezikun nuk e kanë të vogël e shpeshherë, në këtë ka ndikuar edhe mungesa e pajisjeve.

Por tanimë, uniformës blu do t’i shtohet edhe një armë e gjatë. Gjatë së premtes arriti ngarkesa me armë të tilla, me të cilat do të pajiset secila njësi e Policisë.E, sipas njohësve të sigurisë, në rast të posedimit të kësaj pajisjeve, raste si ato të kaluarat do mund të shmangeshin

“Pajisja me armë të tilla ka qenë e nevojshme dhe e domosdoshme. Po të kishte Policia e Kosovës armë të tilla për të gjitha patrullat po besoj e do menaxhoheshin më mirë situata e grabitjeve dhe ato të ngjashme që kanë ndodhur në të kaluarën e afërt”, ka deklaruar njohësi i sigurisë Valdet Hoxha.

Megjithatë, të nevojshme Hoxha i sheh edhe trajnimet për përdorimin e tyre.

“Krahas pajisjes me këto armë, duhet që MPB dhe Policia e Kosovës të pasojë me një modul intensiv trajnimesh për përdorimin e këtyre armëve sepse siç e kemi pa janë armë të reja. Ka specifika të veçanta për përdorimin e tyre”, vijoi ai.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili njoftoi për sigurimin e armëve, nuk e tregoi sasinë e tyre. Informacione të tilla nuk ka dhënë.

Gjatë reagimit në disa raste të plaçkitjeve së fundmi, sikur ai i grabitjes në argjendarisë në Suharekë dhe bankomatëve në Ferizaj, patrullat policore janë sulmuar me armë zjarri.

TRENDING

Exit mobile version