Kronike

Pas rastit të Vlorës, hidhet një i ri nga ballkoni edhe në Durrës

Pas ngjarjes së rëndë në Vlorë ku një vajzë gjeti vdekjen pasi u hodh nga kati i 5-të i pallatit, një i ri është hedhur nga ballkoni në Durrës. Viktima ka qenë bashkë me të vëllanë në banesë, pasi sipas burimeve në vendin e ngjarjes, prindërit dje kanë shkuar në Kosovë. Nuk dihet ende në ç’rrethana ka rënë dhe ka humbur jetën menjëherë pasi ka rënë në pjesën e tarracës së objektit. Trupi i pajetë po tentohet te zbritet me koshin e automjetit zjarrfikës nga tarraca. Vetëm dy orë më parë një 22-vjeçare e identifikuar si Vivje Lamaj është hedhur nga kati i 5 të i një pallati në rrethana ende të paqarta. Vajza ka rënë mbi një makinë të parkuar poshtë pallatit ndërsa ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Paraprakisht dyshohet se ishte në kushtet e depresionit.

TRENDING

Exit mobile version