Politike

Pas vizitës në selinë e PS-së, Yuri Kim zhvillon takime me Alibeajn dhe Metën

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka vizituar këtë të mërkurë në selinë e Partisë Socialiste.

Kim zhvilloi një takim me Damian Gjiknurin, ndërsa në 11:30 do të jetë në zyrën e Alibeaj tek kryesia e Kuvendit.

Më pas në 14:00, Yuri Kim do të jetë te Partia e Lirisë për të takuar dhe kreun e kësaj partie, Ilir Metën.

Vizitat vijnë dy ditë pasi përfundoi afati ligjor në KQZ për regjistrimin e partive në zgjedhjet e 14 majit.

TRENDING

Exit mobile version