Kosova

Pasaportat/ Madridi largon retë e zeza, ja çfarë shkruan ‘The Financial Times’

Gazeta britanike “The Financial Times” në artikullin e saj për njohjen e pasaportave të Kosovës nga ana e Spanjës, ka thënë se ky hap i shërben lëvizjes së lirë dhe është “fund i periudhës së paqartësisë së Madridit”.

Megjithatë, duke iu referuar deklaratave të autoriteteve spanjolle, gazeta thekson se kjo s’është njohje e shtetësisë së Kosovës nga shteti më i madh në pesëshen e Bashkimit Evropian.

Vonesa e një vendimi të tillë përtej rrafshit politik, sipas gazetës britanike, përshkruhet edhe si mundësi e pakënaqësisë së komunitetit katalonas dhe atij bask, të cilët mund të ndërlidhin kërkesat e tyre për pavarësi me njohje të Kosovës. Ndërkaq edhe Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja shihen si kundërshtuese të ngjashme për shkak të pakicave të mëdha etnike në territoret e tyre, të cilat mund të shprehin revoltë.

Në anën tjetër, sipas “The Financial Times” partitë pro-pavarësisë katalanase, janë mbështetëse të shtetësisë së Kosovës. Por një zëdhënës i qeverisë spanjolle hodhi poshtë sugjerimet se lëvizja me pasaporta për Kosovën, ishte një tjetër lëshim për “secesionistët katalanas”.

Një zyrtar i partisë “Së bashku për Katalonjën”, tha se ishte “i lumtur për kosovarët” dhe i lumtur që mund të anulonte planet e veta për të promovuar çështjen e pasaportave në parlamentin spanjoll.

“The Financial Times” shkruan edhe për njohjen e targave të Kosovës nga ana e Serbisë, duke e quajtur procesin e gjatë si “çështje toksike”.

TRENDING

Exit mobile version