Pinknews

Pasi Enca u la e lirë Prokuroria e Tiranës ‘i bie pishmanit’, kërkon të rikthehet në qeli

Enca Haxhia u la e lirë vetëm dy ditë pas arrestimit nën akuzën për kultivim të lëndëve narkotike, pasi në ballkonin e banesës së saj u gjetën vazo me kanabis.

Por Prokuroria e Tiranës ka kërkuar rikthimin e saj në qeli duke ankimuar vendimin e dhënë nga Gjykata, e cila e la të lirë me masën ‘detyrim në paraqitje’

Prokuroria nuk ishte në një mendje me gjykatën pasi kërkoi që këngëtarja të hetohej duke qëndruar në qeli në masë arresti me burg. Një verifikim me analiza laboratorike do të bëhet më tej për të faktuar shkencërisht nëse këngëtarja është apo jo përdoruese hashashi, siç ka pretenduar.

Enca u mbrojt nga xhaxhai i saj, avokati Maks Haxhiaj. Ai pretendoi se kontrolli në banesën ku u zbuluan 5 rrënjët e kanabisit që kishin arritur nga 1.1 deri në 1.3 metër, është bërë pa vendim gjykate, por me iniciativë të policisë.

TRENDING

Exit mobile version