NTV
No Result
View All Result
06/03/2021 , 14:42
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
06/03/2021 , 14:42
NTV
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pasojat e Koronavirusit Do Ndjehen edhe Pas një Viti

by Kasaj
23/01/2021 , 12:14
Pasojat e Koronavirusit Do Ndjehen edhe Pas një Viti
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një studim i ri provon, se edhe ata që e kanë kaluar infeksionin dhe zyrtarisht janë të shëruar, shpesh vetëm të tillë nuk janë: të shëndetshëm.

Dhimbje muskujsh, lodhje, probleme psikike si frika dhe depresioni, janë ndër pasojat më të shpeshta afatgjata të një infektimi me SARS-CoV-2, shkruajnë studiuesit në rezultatet e publikuara në revistën shkencore, “Lancet”

Dhimbje muskujsh, lodhje, probleme psikike: Sipas një studimi afatgjatë nga Kina, dy e treta e të sëmurëve rëndë me COVID-19 vuajnë edhe gjashtë muaj pas infektimit pasojat e sëmundjes.

Një studim i ri provon, se edhe ata që e kanë kaluar infeksionin dhe zyrtarisht janë të shëruar, shpesh vetëm të tillë nuk janë: të shëndetshëm. Dhimbje muskujsh, lodhje, probleme psikike si frika dhe depresioni, janë ndër pasojat më të shpeshta afatgjata të një infektimi me SARS-CoV-2, shkruajnë studiuesit në rezultatet e publikuara në revistën shkencore, “Lancet”.

Sipas studimit, gati dy e treta e pacientëve të trajtuar në spitale, edhe gjashtë muaj pas sëmundjes akute, vuajnë nga simptoma të ndryshme.

“Analiza jonë tregon, se shumica e pacientëve, pas daljes nga spitali duhet të jetojnë të paktën me disa nga efektet e virusit dhe nënvizojnë nevojën e një kujdesi post-COVID-19, veçanërisht për ata që kanë kaluar infeksion të rëndë”, thotë Bin Cao, një nga autorët e studimit dhe zëvendësdrejtor i Qendrës Kombëtare Klinike për Sëmundjet Respiratore.

Shkencëtarët vëzhguan 1733 të infektuar, të cilët e kishin kaluar infektimin nga 7 janari dhe në 29 maj 2020 në spitalin Jin Yin-tan në qytetin Vuhan. Pacientët ishin mesatarisht 57 vjeç, 52% e tyre ishin burra, 48% gra. Shumica e pacientëve (1172 vetë) kishin pasur nevojë të merrnin oksigjen.

Nga mesi i qershorit dhe fillimi i shtatorit të vitit të kaluar, pacientët u kontrolluan sërish. Shkencëtarët gjetën me ndihmën e pyetësorëve, vlerave laboratorike dhe testeve të aftësisë trupore, se 76% e tyre të paktën tregonin një simptomë, që e shoqëronte pacientin që nga infektimi./DW

Related Posts

“Përqafim për Xhinon”, ceremonia prekëse e familjes Koça në kujtim të djalit që nuk jeton më (VIDEO)
Aktualitet

“Përqafim për Xhinon”, ceremonia prekëse e familjes Koça në kujtim të djalit që nuk jeton më (VIDEO)

06/03/2021 , 13:36
Ekskluzive/ Kryente testime 300-400 euro për COVID në shkelje të ligjit, Prokuroria “harron” hetimet për Spitalin Amerikan
Aktualitet

Ekskluzive/ Kryente testime 300-400 euro për COVID në shkelje të ligjit, Prokuroria “harron” hetimet për Spitalin Amerikan

06/03/2021 , 13:14
Vizita e Ramës në Pulia, Emiliano: Tirana dukej si një qytet i dalë nga lufta, ndryshimet janë me të vërtetë emocionuese
Aktualitet

Vizita e Ramës në Pulia, Emiliano: Tirana dukej si një qytet i dalë nga lufta, ndryshimet janë me të vërtetë emocionuese

06/03/2021 , 12:41

Recent Posts

  • Këto 5 ushqime do t’ju ndihmojnë të hiqni qafe njollat e errëta në fytyrë
  • Asnjë frakturë për Gjimshitin, mbrojtësi i shqiptar i gatshëm për ndeshjen kundër Interit
  • “Google” ndalon shitjen e reklamave të bazuar në shfletimin e internetit
  • Nga futbollist në investitor, Luis Suarez bëhet me klub të ri
  • Statistikat/ “Allianz Arena”, një fortesë për Bajernin. Skuadra e Flikut nuk njeh humbje në shtëpi

Kategorite

  • Aktualitet (2,025)
  • Bota (2,066)
  • DOSSIER (18)
  • Ekonomi (246)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (130)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (313)
  • Kronike (791)
  • kryesore (3)
  • Kulture (57)
  • LAJMI I FUNDIT (103)
  • Lifestyle (696)
  • MEMORIE (31)
  • Moti (123)
  • OPINION (41)
  • Pinknews (1,542)
  • Politike (1,089)
  • Rajon (179)
  • REAGIM (127)
  • Shendeti (454)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (75)
  • Sport (441)
  • Videonews (388)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!