Bota

Pasojat e luftës në Ukrainë/ Ekonomia gjermane hyn në recesion

Ekonomia gjermane, e konsideruar si lokomotiva e Eurozonës, është në recesion. Shkak janë pasojat e krizës në Ukrainë.

Zyra Federale Gjermane e Statistikave tha se në tremujorin e parë të këtij viti, prodhimi i brendshëm bruto nuk pati rritje për të parën herë që prej krizës së pandemisë. Nga Janari në Mars, recesioni arriti nivelin -0.3%, një rënie me 0.5% krahasuar me tremujorin pararendës.

Ekspertët thonë se shtrenjtimi në nivele rekord i çmimeve të energjisë elektrike, karburanteve, por edhe i ushqimeve, reduktoi ndjeshëm konsumin, duke detyruar qytetarët të shpenzojnë shumë më pak. Kjo ndikoi edhe në rritjen e nivelit të inflacionit që në muajin Prill shënoi 7.2%.

Nga ana tjetër, investimet të cilat u rritën me 3.9 për qind dhe rritja e tregtisë së jashtme ishin një shtysë poztive për ekonominë. Qeveria federale gjermane pret një rritje të PBB-së prej 0.4 për qind këtë vit një parashikim më pozitiv se sa ai i FMN-së.

TRENDING

Exit mobile version