Aktualitet

Patentë pa afat dhe me 120 km/orë

3 deputetë të Partisë Demokratike, Helidon Bushati, Flamur Hoxha dhe Lefter Gështenja kanë kërkuar ndryshime ndryshime në Kodin Rrugor.

“Në drejtim të lehtësimit të masave administrative, projektligji parashikon që shpejtësia maksimale në autostrada të ndryshoje nga 110 km/orë në 120 km/orë në përputhje me standardet ndërkombëtare, ku në rrugët që ofrojnë standarde më të larta sigurie lejohet një shpejtësi me e lartë”, thuhet në projektligj.

“Shtetasit që kanë një leje drejtimi shqiptare, të gëzojnë të njëjtën të drejtë si ata me leje drejtimi të huaj, që në rast se vlerësohet se duhet pezulluar leja e drejtimit, t’u ofrohet alternativisht mundësia e pagesës së një gjobe sa dyfishi i masës administrative që parashikon dispozita e shkelur. Ne projektligj është parashikuar edhe ulja e kufirit maksimal të gjobave nga dyqind mijë lekë në njëqind mijë lekë. Ky ndryshim është menduar edhe për shkak të nivelit të pagës mesatare në vendin tonë, ku aktualisht kufiri maksimal i gjobave është pothuajse sa katërfishi i pagës minimale. Për shlyerjen e gjobave, propozohet që qytetareve t’u ofrohet një afat 10-ditor, pasi shpeshherë për shkak të mos-hedhjes së gjobave në sistem në një afat kohor të shkurtër, qytetaret janë penalizuar padrejtësisht”, theksohet më tej.

Një tjetër kërkesë e tyre është që të mos ketë gjithmonë Patrulla Policie në rrugë.

TRENDING

Exit mobile version