Kosova

Patrioti pa flamur/ Dëmi i madh i Albin Kurtit

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për shkak të vendimeve dhe veprimeve të tij në raport me dialogun për normalizim të raporteve me Serbinë.

Limaj ka thënë se i vjen keq për gjithë ata votues që e kanë besuar Kurtit për patriot. Ai ka thënë se Kosova kurrë s’ka pasur ekip më të dobët negociues sesa ky që Kurti ka mbajtur afër vetes për këto dy vite.

Sipas tij, është joserioze që Kurti ta shoh për herë të parë draftin e Ekipit Menaxhues në Bruksel, kur dihet që ai ekip i përgjigjet Republikës së Kosovës.

Sipas kreut të NISMA-s Kurti i ka bërë një dëm të madh Kosovës meqë drafti për Asociacionin tashmë është në tavolinë.

TRENDING

Exit mobile version